Bisedimet mes Turqisë dhe PKK-së
Abdullah Ocalan, udhëheqësi i burgosur i Partisë së Punëtorëve te Kurdistanit, ose PKK, kritikoi Ankaranë se nuk kishte plotësuar kërkesat e saj kryesore në një paketë reformash që u njoftuan muajin e kaluar nga kryeministri Recep Tayyip Erdogan. Paketa shihej si e rëndësishme për të rifilluar një proces paqeje me grupin kryengritës. Por pavarësisht nga kritikat, të dyja palët janë të interesuara që të ruajnë paqen.Grupi kryengritës PKK dhe politikanët kurdë thanë se reformat e kryeministrit Erdogan nuk i realizuan pritshmëritë e tyre dhe paralajmëruan se mund ta ndërprisnin armëpushimin e njëanshëm që filloi para gjashtë muajsh.Paqja është e rëndësishme si për partinë AK në pushtet edhe për atë pro-kurde për Paqe dhe Demokraci, të cilat përgatitet të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në juglindjen e mbizotoëruar nga kurdët vitin e ardhshëm.Konflikti sirian është kthyer në një sfidë të veçantë për Turqinë për shkak të vendit të veçantë që zë Siria në përllogaritjet rajonale dhe të brendshme të Turqisë.Partia e Bashkimit Demokrat, ose PYD, që sipas analistëve ka lidhje të ngushta me PKK-në, ka marrë nën kontroll zona të gjera të Sirisë në kufirin me Turqinë, pasi forcat e regjimit sirian u tërhoqën.Por xhihadistët, disa të lidhur me al-Kaidën, kanë vazhduar të luftojnë ndaj forcavë të PYD-së për kontrollin e rajonit. PYD ka akuzuar Turqinë se po mbështet al-Kaidën, por Ankaraja i ka mohuar akuzat. Megjithatë, Turqia e ka mbyllur kufirin me rajonin kurd të Sirisë, për të cilin PYD thotë se po shkakton probleme humanitare në rritje për kurdët e Sirisë.Me intensifikimin e luftimeve në rajonin siriano-kurd, analistët thonë se PKK-ja nuk do të jetë e prirur të rihapë një front të ri me Turqinë.Ndërsa procesi i paqes duket se ka ngecur, trazirat në rajon mund të jenë një arsye e vlefshme për ta ruajtur paqen e vështirë mes PKK-së dhe Ankarasë. Por vëzhguesit paralajmërojnë se nësë procesi mbetet i bllokuar, paqendrueshmëria në rritje në rajon mund ta dëmtojë atë në mënyrë të pakthyeshme.