Sulmi në Kenia, publikohet video e masakrës

Zbulohet një nga autorët e krimit në qendrën tregtare Westegate në Kenia, nga ku mbetën të vrarë 67 persona. Autoritet kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një 23 vjeçar, shtetas normegjez me origjinë somaleze, i quajtur Hassan Abdi Dhuhulov.Agjencia e lajmeve BBC raporton se ai është larguar nga Norvegjia në vitin 2009 duke u zhvendosur në Somali.Grupi al-Shabab, i cili është i lidhur me grupin al-Qaeda, ka pranuar përgjegjësinë për sulmin e ndodhur më 21 shtator duke thënë se sulmi ishte hakmarrje për dërgimin e forcave keniane të sigurisë në Somali për të vrarë luftëtarët e grupit.Luftëtarët sulmuan qendrën tregëtare më 21 shtator, duke ekzekutuar dhjetra persona dhe duke filluar një betejë me forcat e sigurisë që zgjati për katër ditë.