Tensionohet situata në Maldive, ndërpriten zgjedhjet
Policia në Maldive ndërpreu zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale të së shtunës, duke e vënë vendin në udhëkryq dhe pasiguri politike.Kreu i Komisionit Zgjedhor, Fuad Towfik tha se policia ka hyrë në zyrën e tij dhe ndaloi shpërndarjen e materialeve zgjedhore.Gjatë një fjalimi televiziv, Towfik e quajti një ditë të zezë për demokracinë. Trazirat në Maldive vazhdojnë prej kohës kur ish-presidenti Mohamed Nashid u rrezua nga pushteti në rrethana te paqarta në vitin 2012.Nashid kandidonte në këto zgjedhje por dy kandidatet e tjerë, qe u renditen pas tij, ne zgjedhjet e muajit te kaluar qe u anulluan, luftuan që zgjedhjet te mos zhvillohen. Gasim Ibrahim dhe Abdullah Jamen kerkuan një vendim gjyqësor kunder zgjedhjeve në Gjykatën e Lartë. Ata thane se nuk kishin patur kohën e mjaftueshme për të aprovuar rregjistrin e votuesve, një kërkesë e paraqitur së fundmi. Gjykata nuk e beri kete, por as nuk dha asnjë vendim për vazhdimin e procesit zgjedhor.Zedhenesi iI policise Abdullah Nauaz i tha agjensise se lajmeve AFP se vetem nje kandidat kishte nënshkruar rregjistrin e votuesve dhe kjo ishte nje shkelje e udherrefyesit te Gjykates se Larte per vazhdimin e zgjedhjeve.Javën e kaluar, Gjykata e Lartë e Maldiveve anulloi rezultatin e raundit te pare që u zhvillua, në shtator, si pasoje e parregullsive. Nashid, aktualisht krye i opozites ne arqipelagut ne Oqeanin Indian fitoi 45 % te votave ndersa presidenti aktual Mohamed Uahiid vetem 5 %, por ai vendosi te terhiqej nga zgjedhjet.Analistet thone se nese nuk behet zevendesimi i tij ne fund te mandatit ne tre jave, kjo do te nxise nje krize kushtetuese. Vezhguesit nderkombetar vleresuan raundin e pare te zgjedhjeve dhe vendimi i Gjykates se Larte per ta anulluar procesin u denua nga perkrahesit e Nashid. Ai erdhi ne pushtet ne vitin 2008, pas zgjedhjeve te par ate lira ne Maldive por dha doreheqjen pas protestave dhe pas kryengritesjes se oficereve te policise ne vitin 2012.