SHBA, Jeh Johnson Sekretar i Departamentit të Sigurisë Kombëtare
Presidenti amerikan Barack Obama ka emëruar Jeh Johnson, një ish-jurist të njohur qeveritar si kreun e ri të Departamentin për Sigurinë Kombëtare.Departamenti me 240 mijë punonjës ka në përgjegjësi agjencinë e kontrollit kufitar, shërbimet e emigracionit, reagimin federal ndaj katastrofave natyrore dhe mbrojtjen nga kërcënimet për sigurinë kombëtare.Presidenti Obama tha se e zgjodhi Johnson për këtë post të rëndësishëm në kabinetin e tij si rezultat i njohjes së tij të thellë të kërcënimeve dhe sfidave me të cilat ndeshen Shtetet e Bashkuara.Presidenti tha se Johnson ka ndihmuar për të hartuar politika për shpërbërjen e udhëheqjes së al-Kaidës dhe për të anuluar vendimin për ndalimin e shërbimit ushtarak të individëve që vetë-deklarohen si homoseksualë.Nëse konfirmohet nga Senati, 56-vjeçari Johnson do të zëvendësojë Janet Napolitanon, e cila u largua nga departamenti kohët e fundit për të marrë detyrën e presidentes së sistemit universitar të Kalifornisë, shtetit me popullsinë më të madhe në Shtetet e Bashkuara.