SHBA:Siria duhet të lejojë ndihmat humanitare

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar qeverisë siriane të lejojë urgjentisht karvanet e ndihmave për civilët në gjendje të mjeruar, të bllokuar në periferitë e Damaskut të zotëruara nga rebelët.Washington-i tha se rrethimi disa mujorsh i ushtrisë ka lënë shumë njerëz në gjendje mjerane, në domosdoshmëri për bukë, ujë dhe ilaçe. Ata cituan gjithashtu “raportimet e paprecedenta” të vdekjeve të fëmijëve për shkak të kequshqyerjes, vetëm pak kilometra larg pallatit të presidentit Bashar al-Assad.Ushtria siriane ka paralajmëruar se zonat e pushtuara nga rebelët duhet të dorëzohen ose të vdesin nga uria. Të pakën 3 periferi të Damaskut, Yarmouk, Ghouta lindore dhe Moudamiyah, janë rrethuar prej disa muajsh nga forcat qeveritare.Situata është bërë tepër mjerane, aq sa në fillim të kësaj jave klerikët muslimanë morën një vendim fetar, që i lejon njerëzit të hanë mace, qen dhe gomerë, vetëm e vetëm që të mbijetojnë. Këto kafshë zakonisht konsiderohen të papërshtatshëm për t’u konsumuar nga qeniet e gjalla, sipas ligjeve islame.Në një deklaratë të ditës së premte, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki, tha: “I bëjmë thirrje regjimit sirian të aprovojë menjëherë lehtësimin për autokolonat”. Ajo paralajmëroi se “ata që janë përgjegjës për mizoritë në periferitë e Damaskut dhe kudo në Siri duhet të identifikohen dhe të vihen para përgjegjësive”