Jemen, 12 të vdekur nga shpërthimi i një bombe

Burime ushtarake e policore në Jemen bëjnë të ditur se një makinë me eksploziv ka shpërthyer sot duke lënë te vdekur dymbëdhjetë ushtarë në një qendër ushtarake në provincën jugore Abyan.Askush nuk e ka marrë deri tani përgjegjësinë për ngjarjen.Nga një shkëmbim zjarri muajin e kaluar, në këtë provincë, vdiqën dy militantë të dyshuar të Al-Kaidës dhe një pjesëtar i milicisë proqeveritare.Milicia, e përbërë nga burra fisnorë të armatosur lidhën aleancë me qeverinë në vitin 2012 në një ofensivë kundër Al-Kaidës në Peninsulën Arabe.