SHBA, drejtues të rinj për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare
Disa agjenci të zbulimit amerikan po kalojnë ndryshime në udhëheqje. Drejtori i Agjencisë për Sigurinë Kombëtare dhe zëvendësi i tij kanë dhënë dorëheqjenGjenerali Keith Alexander do të largohet nga posti i drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe i kreut të Komandës së Hapësirës Kibernetike të ushtrisë vitin e ardhshëm, bëjnë të ditur disa zyrtarë amerikanë.Gjenerali Aleaxander e ka udhëhequr agjencinë për tetë vjet, duke u bërë personi që qëndron më gjatë në këtë post në historinë e këtij institucioni.Në muajt e fundit, ai është përballur me skandalin e nxjerrjes së informatave sekrete nga ish-kontraktori i agjencisë Edward Snowden lidhur me programin e agjencisë për të mbledhur tabulatet telefonike dhe emailet e amerikanëve.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney përgënjeshtroi dje zërat se largimi i Alexander kishte lidhje me nxjerrjen e informatave nga Snowden.“Përgjigja është Jo! Mund të konfirmoj se disa javë më parë Gjenerali Alexander i pohoi presidentit se ka në plan të largohet nga posti në pranverën e 2014. Kur iu zgjat për të tretën herë mandati si drejtor i Agjencisë dhe kreu i Komandës së Hapësirës Kibernetike të ushtrisë në mars 2013, Gjenerali Alexander e bëri të qartë se kishte në plan të dilte në pension në pranverën e ardhshme”.Edhe zëvendësi i Alexander njoftohet se do të largohet nga posti. Chris Inglis thuhet se del në pension në fund të vitit.Largimi i Gjeneralit Alexander i jep Presidentit Obama shansin të emërojë një drejtor të ri për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe për Komandën e Hapësirës Kibernetike të ushtrisë. Është folur se presidenti mund të emërojë udhëheqës të veçantë për secilën nga agjencitë.Ndërkaq, ish-kontraktori Snowden tha në një intervistë të botuar të enjten në gazetën The New York Times se ia kishte dorëzuar të gjitha dokumentat sekretë gazetarëve në Hong Kong, dhe jo autoriteteve ruse apo kineze.