Britani, parlamenti heton “spiunazhin”

Shkalla e përgjimeve masive të ndërmarra nga agjencitë britanike të spiunazhit do të shqyrtohet në një hetim madhor që do të nisë formalisht të enjten.Inteligjenca e Parlamentit dhe Komisioni i Sigurisë (ISC), trupa që ka për detyrë të mbikqyrë punën e GCHQ, MI5 dhe MI6, do të deklarojnë se hetimi është një përgjigje ndaj shqetësimeve të ngritura prej materialeve të rrjedhura nga spiuni amerikan, Edward Snowden.Malcolm Rifkind, kreu i komisionit, tha se: “një debat informues dhe i duhur është i nevojshëm”. Një burim nga “Whitehall” e përshkroi hetimin si “një hetim publik ndaj gjithçkaje, por pa përmendur emra”.Njoftimi vjen 4 muaj pasi “The Guardian” dhe grupe të tjera kryesore mediatike në vende të tjera, përfshi “New York Times” dhe “Washington Post”, nisën të zbulonin detajet e programeve të përgjimeve sekrete, të lançuara nga qendra britanike e përgjimeve, GCHQ, dhe homologët amerikanë, Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA).“The Guardian” insistoi për një debat në lidhje me programe si “Tempora” i GCHQ-së apo “Prism” i NSA-së, që lejojnë agjencitë në fjalë të sigurojnë sasira të mëdha të të dhënave personale nga miliona njerëz, informacione sekrete që shpesh herë shkëmbehen mes dy vendeve në fjalë.Në ndryshim me protokollin e tij të zakonshëm, Komisioni, normalisht i fshehtë, njoftoi gjithashtu se pjesë të hetimeve do të mbahen edhe në publik. Ai do të marrë prova me shkrim nga grupet e interesit dhe publiku, si dhe do të vlerësojë materialet sekrete të ofruara nga agjencitë e inteligjencës. Edhe “The Guardian” po konsideron dhënien e informacioneve.