Arnold Shwarzenegger, kandidat për president në SHBA?

Aktori i njohur Arnold Schwarzenegger po shqyrton legjislacionin, nëse i lejohet të kandidojë për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e vitit 2016.Aktualisht Kushtetuta e SHBA-ve thotë se vetëm njerëzit e lindur në Amerikë mund të kandidojnë për president të vendit, gjë e cila e largon nga kjo garë 66-vjeçarin e lindur në Austri.“Schwarzenegger po flet hapur lidhur me mundësinë e ligjit në mënyrë që ai të mund të kandidojë për president në vitin 2016. Ai është i gatshëm të sfidojë këtë ligj dhe të kandidojë”,ka thënë një burim i “New York Post”.Pavarësisht edhe një ndryshimi në ligj, yllit të Hollywoodit i duhen 2/3 e votave në Dhomën e Kongresit dhe Senatit amerikan.