Pherall Williams, një dasmë madhështore!
Ai është një ndër këngëtarët më të njohur të skenës muzikore por edhe më të preferuar gjithashtu.
Bashkëpunimi i tij i fundit ka qenë ai i cili arriti t`i rrëmbente në mënyrë të menjëhershme zemrat publikut, së bashku me këngëtaren e rrymës hip hop Nicki Minaj dhe jo vetëm me kolegun por edhe mikun e tij prej vitesh krijuesin e hitit ` Just A Dream `Nelly.
Bëhet fjalë për tekstshkruajtësin Pharell Williams, i cili bëhet me dije se sapo është martuar me të dashurën e tij , që ndan një lidhje disavjeçare Helen. Çifti e ka nisur romancën e tyre shumë vite më parë dhe nga kjo marrëdhënie kanë edhe një djalë 4 vjeçar të quajtur Rocket. Pherall së bashku me bashkëshorten e tij lidhën jetën me martesë ditën e shtunë të kësaj fundjave. Dasma u zhvillua në Florida dhe ishte e jashtëzakonshme.
Ndryshe nga të sapomartuarit e tjerë të cilët janë gjithnjç të veshur me kostumin dhe fustanin tradicional, këngëtari dhe bashkëshortja e tij ishin të veshur ndryshe nga sa pritej. Pharell u shfaq me një kostum të kuq dhe këmishë të bardhë ndërsa Helen dukej mahnitëse me fustanin e saj të errët me mëngët e fryra, I përngjashëm me fustanet e femrave të shtresave të larta shoqërore, shumë shekuj më parë.
Por një burim i afërt me çiftin ka konfirmuar për redaksinë e lajmeve Us Weekly se pjesëmarrës në këtë ditë të shënuar për ata ishin dhe një sërë personash të famshçm, të cilët arritën të sillnin një atmosferë ndryshe, për ta bërë akoma dhe më të paharrueshme këtë ditë.
Tek këta të famshëm, dhe njëkohësisht koleg të 40 vjeçarit mund të rendisim Usher që sapo është përzgjedhur për të luajtur rolin e një boksieri në një film që pritet të dali së shpejti dhe rapperi Busta Phymes i njohur për këngët e tij ritmike.
