Rusi: Snowden u takua me babain e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2013, 17:55
Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Sonwden, është takuar me babain e tij, Lon Snowden, në një vend të panjohur në territorin e Moskës.Babai Snowden kishte arritur dje në Moskë, me shpresë se do të takohej me djalin e tij, i cili e ka fituar statusin e refugjatit të përkohshëm në Rusi, pasi kishte zbuluar informacione sekrete për përpjekjet e spiunimit amerikan në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e jashtme.Agjencia ruse e lajmeve Interfax sot e ka cituar “burimin”, që ka thënë se takimi i babait Lon me të birin Edward, “tashmë është mbajtur dhe se ishte shumë emocional”.Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka kërkuar nga Rusia që ish-kontraktori Snowden tu dorëzohet autoriteteve amerikane.