Moldavi: Hiqet ligji që dënonte “propagandën homoseksuale”

Parlamenti i Moldavisë ka anuluar një ligj, i cili vendoste masa dënimi, për siç thuhet “propagandimin e homoseksualitetit”.Vendimi i sotëm erdhi në kohën, derisa dhjetra priftërinjë dhe besimtarë ortodoksë po e mbanin të bllokuar hyrjen e ndërtesës së paralmentit, në shenjë proteste ndaj këtij vendimi.Heqja e ligjit është mbështetur nga Bashkimi Europian.Moldavia shpreson të marrë një Marrëveshje për Asocim nga BE-ja, në Samitin për Partneritet me Lindjen, i cili mbahet në muajin nëntor.