Japoni, zjarr në një spital, 10 viktima
Dhjetë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e një zjarri që përfshiu ambjentet e jashtme të një spitali në Japoni.“Kemi konfirmuar vdekjen e 10 njerëzve, 8 pacientë dhe 2 punonjës të spitalit”, tha një zëdhënëse e policisë lokale në prefekturën jugore të Japonisë, Fukuoka.
8 persona të tjerë janë plagosur gjatë shpërthimit, sipas policisë, që shtoi se kushtet e të plagosurve nuk janë ende të qarta, nëse rrezikojnë jetën apo jo.Pamjet filmike të transmetuara nga NHK tregojnë zjarrfikësit të kenë rrethuar spitalin, teksa tymi ka mbuluar tërësisht hyrjen ballore të ndërtesës, pjesë të së cilës u përfshinë nga zjarri. Re të zeza tymi janë parë edhe nga dritaret e katit të dytë të saj.Zjarri besohet të ketë nisur rreth orës 2:20 me orën lokale, në ndërtesën 4-katëshe dhe është shuar vetëm pas më shumë se 2 orësh.“Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar”, thanë zyrtarë të policisë, duke shtuar se viktimat janë të paidentifikuara.I hapur në 1970, spitali ortopedik ndodhet në një zonë pothuajse të qetë rezidenciale, sipas mediave lokale, të cilat shtojnë se shumë prej pacientëve ishin të moshuar.