Kam abortuar ... dhe Simon dinte gjithçka

Fakti qe Simon Cowell nuk ishte një baba edhe pse në një moshë të konsiderueshme, i është dukur i çuditshëm një pjese dërrmuese të publikut, por vetëm pak kohë më parë ai dhe ish bashkëshortja e mikut të tij të ngushtë, Lauren Silverman e cila tani është e dashura e tij bënë publik lajmin se janë duke pritur fëmijën e tyre të parë.Ndryshe nga c`pritej Simon shfaqej shumë entuziast për këtë fakt dhe në çdo vend është parë i shoqëruar me Lauren, e cila është nëna e një djali 7-vjeçar të quajtur Adam nga martesa e saj e mëparshme.Por këngëtarja e njohur Sinetta, e cila ka ndarë me anëtarin e jurisë një lidhje 20- vjeçare është shprehur se i është dashur të abortojë një fëmijë të Simonit. 49-vjeçarja e ka justifikuar këtë fakt, duke thënë se në ate kohë të dy ishin shumë të rinj.