Obama: Irani – një vit e më tepër larg bombës atomike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2013, 17:28
Presidenti amerikan, Barack Obama, është shprehur se Shtetet e Bashkuara besojnë se Irani është “një vite e më tepër” larg nga prodhimi i bombës atomike.Këto komente presidenti Obama i ka bërë gjatë një interviste ekskluzive për agjencinë “Associated Press”, e cila u publikua ditën e sotme.Duke u përgjigjur për vlerësimin e inteligjencës amerikane për afatin eventual të Iranit për prodhimin e armatimit bërthamor, Obama tha se “vlerësimi ynë vazhdon të jetë një vit e më tepër larg, dhe në fakt, vlerësimi ynë është me gjasë më konservator se vlerësimi i shërbimeve të inteligjencës së Izraelit”.Izraeli ka thënë se Irani është vetëm disa muaj larg nga krijimi i kapaciteteve të afta për prodhimin e bombës atomike.