Londër: Malala nderohet me çmimin Politkovskaya
E reja pakistaneze, Malala Yousafzai, e cila i ka mbijetuar një sulmi të talibanëve, mbrëmë është nderuar me çmimin prestigjioz, që mban emrin e gazetares së vrarë ruse, Anna Politkoskaya.Ajo u qëllua me armë teksa udhëtonte për në shkollë, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, në tetor të vitit 2012.Ky çmim, jepet për çdo vit nga grupi “Raw in War” për gratë që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.Ky grup tha se 16 vjeçarja Yousafzai, ishte zgjedhur “për kurajon e saj për të folur hapur, kur askush tjetër nuk e ka pasur këtë guxim, për fuqinë e saj për tu dhënë zë shumë grave dhe vajzave, zërat e të cilave nuk mund të dëgjohen, dhe për besimin e saj të pasionuar në përurimin e arsimit për vajza”.Këtë çmim, Malala e mori në Londër nga Nicholas Winton, 104 vjeçari, i cili është i njohur se ka shpëtuar fëmijët hebrenjë nga ish-Çekosllovakia e okupuar nga nazistët.