Irak, vriten 5 persona, midis tyre dhe dy gazetarë

Dy gazetarë irakenë, të cilët punonin për kanalin televiziv privat, Al-Sharqiya, janë vrarë sot në qytetin verior Mosul.Rrjeti televiziv Al-Sharqiya dhe zyrtarët e policisë bënë me dije se reporteri dhe kameramani, u vranë ndërsa ishin duke punuar për një kronikë.Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë vrasje.Ndërkohë, në një incdent tjetër në Irak, janë vrarë tre persona dhe janë plagosur pesë të tjerë, nga shpërthimi i një bombe në qytetin Jusufija, 20 kilometra në jug të kryeqytetit irakian, Bagdad.Zyrtarë të policisë thanë se bomba kishte shpërthyer në një pikë kontrolli të militantëve sunitë, të cilët e kundërshtojnë rrjetin al-Kaida.