Siria jep detaje të reja për armatimin kimik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2013, 11:57
Siria u ka dhënë ekspertëve ndërkombëtarë më tepër detaje për programin e vet të armatimit kimik.Kombet e Bashkuara kanë njoftuar mbrëmë vonë se Organiztata për Ndalimin e Armatimit Kimik (OPCW), kishte marrë informacione të reja nga Damasku, megjithëse nuk ka zbuluar asnjë detaj.Javën e kaluar, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar eliminimin e arsenalit të armatimit kimik të Sirisë.Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik është përgjegjëse për mbikëqyrjen e kësaj detyre.Kombet e Bashkuara kanë thënë se ekspertët e armatimit kimikë kishin bërë “progres fillestar inkurajues” dhe kanë shfaqur shpresën se javën e ardhshme do të filloj shkatërrimi i pajisjeve të armatimit kimik të Sirisë.