Kerry: Mbyllja e qeverisë së SHBA, mesazh negativ për botën
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se mbyllja e pjesërishme e qeverisë së Shteteve të Bashkuara i dërgon mesazh botës se Uashingtoni nuk është i aftë për tu marrë me problemet e veta financiare dhe politike. Ai ka kërkuar nga Kongresi amerikan që sa më parë ta mundësojë hapjen e qeverinë.Por, zoti Kerry, i cili po merr pjesë në një samit ekonomik të liderëve aziatikë në Bali të Indonezisë, tha sot se “miqtë dhe armiqtë” e Amerikës në gjithë botën nuk duhet ë gabojnë, pasi mbyllja e pjesshme e qeverisë është vetëm një “moment i politikës”, e asgjë më tepër.
Sekretari Kerry po e udhëheq delegacionin amerikan në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Bali, pasi presidenti Barack Obama, e anuloi vizitën e paraparë në këtë vend, me qëllim që të mbetet në Uashington, për tu marrë me çështjen e mbylljes së pjerësishme të qeverisë.Mbyllja e pjesërishme e qeverisë së Shteteve të Bashkara sot ka hyrë në ditën e pestë. Rreth 800 mijë punonjës qeveritarë janë pezulluar dhe ata që punojnë nuk pritet të paguhen në kohë.Presidenti Obama përsëriti thirrjet drejtuar republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve të lejojnë hedhjen në votë të projekt-ligjit për financimin e qeverisë, duke thënë se është i gatshëm të negociojë, për sa kohë që ata nuk u vënë “revolen në kokë” amerikanëve.Republikanët thonë se kërkojnë të shtyhet zbatimi i një dispozite të rëndësishme të ligjit e cila thotë se çdo amerikan duhet të blejë sigurime shëndetësore ose të paguajë gjobë. Republikanët shprehen se kjo përbën cënim të të drejtave civile të individit.Për momentin, nuk duket se republikanët dhe demokratët po gjejnë gjuhën e përbashkët për të sjellë kapërcimin e ngërçit politik.