SHBA, rikthehet qetësia pas incidentit në Kapitol
Në ditën e tretë të mbylljes së qeverisë si rezultat i ngërçit politik, debati në Kapitol u ndërpre nga një ngjarje e rëndë. Kapitoli si dhe ndërtesa të Senatit amerikan u bllokuan pas të shtënave pranë Kapitolit.Drejtuesja femër e mjetit, që detyroi policinë ta ndiqte në zemër të Uashingtonit u godit për vdekje nga të shtënat e policisë dhe është shpallur e vdekur, bëri të ditur shefja e policisë së Uashington DC, Cathy Lanier.Oficeri i policisë së kryeqytetit amerikan, që u plagos gjatë ndjekjes së policisë mes Shtëpisë së Bardhë dhe “Capitol Hill”-it, “duket se është në gjendje të mirë”, thanë zyrtarët mbrëmjen e së enjtes.Një fëmijë i vogël, që ishte në makinë së bashku me gruan, duket se ka shpëtuar pa u plagosur. Ngjarja dramatike solli një sërë mjetesh të emergjencës në kompleksin e “Capitol Hill” dhe shkaktoi mbylljen e përkohshme të Kongresit dhe zyrave përreth.Dy persona u dërguan në spital, gruaja që ngiste një makinë të zezë me dy dyer dhe që përshpejtoi përpara ambienteve të ligjvënësve amerikanë, duke mos respektuar as semaforët për shkak të ndjekjes nga policia, si dhe një oficer që gjendej në një nga makinat e policisë, që u përplas nga shoferja në përpjekje për t’ia mbathur.Ndjekja e egër e së enjtes, e cila nisi pranë Shtëpisë së Bardhë dhe që përfundoi vetëm pak minuta më pas me shkëmbim zjarri në “Capitol Hill”, duke krijuar skena kaotike dhe sirena të shumta policie e mjetesh të tjera, zjarrëfikëse dhe autoambulancash, mbylli ligjvënësit brenda Parlamentit, ndërsa kalimtarët u prekën nga pasojat dhe papastërtitë e ngjarjes.Anëtarët e Kongresit janë të përgatitur për skenare të ndryshme në rrethana të rrezikshme, por shpejt e kuptuan se këtë radhë ishte një rrezik real.Dhoma e Përfaqësuesve, e udhëhequr nga republikanët, ka rifilluar tashmë votimet mbi masa individuale për të financuar pjesë të ndryshme të qeverisë. Senati nuk i ka miratuar këto masa. Beteja politike që vazhdon prej javësh ende nuk ka gjetur zgjidhje, duke rezultuar në mbylljen e pjesshme të qeverisë federale.