Kriza, Portugalia drejt rrugës së rikuperimit
Përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Komisioni Europian dhe Banka Qëndrore Europiane certifikuan progresin ekonomik të Portugalisë, një prej vendeve më të goditur nga kriza e Eurozonës.Në gjykimin e trojkës, Lisbona zyrtare është duke zbatuar mirë programin e shkurtimeve dhe kursimeve, të vendosur si kusht për marrjen e një dorëzanie prej pothuajse 80 miliardë eurosh që shpëtoi ekonominë portugeze nga falimentimi në maj 2011.Ky raport pozitiv mbi Portugalinë do të thotë se vendi do të marrë tashmë këstin e ri të huasë së domosdoshme të akorduar prej trojkës.”Ekonomia portugeze dhe programi i kursimeve janë në rrugën e duhur”,shkruhej në një deklaratë të përbashkët të FMN, KE dhe BQE-së.Pavarësisht “kalimit të klasës” dhe të dhënave inkurajuese me një rritje prej 1,1% në tremujorin e tretë të 2013-s, vendi përballet me një prej niveleve më të larta të papunësisë në Europë dhe më shumë masa shtrënguese në vitet në vazhdim.