Mbytja e anijes, vazhdojnë kërkimet në Lampeduza. Italia në zi kombëtare

Qindra emigrantë afrikanë kanë gjetur vdekjen ose figurojnë të zhdukur në Detin Mesdhe, pasi një anije e dëmtuar me rreth 500 vetë që po lundronin drejt Evropës mori zjarr dhe u fundos pranë brigjeve italiane. Për pasojë rreth 200 persona kanë gjetur vdekjen ndërsa numri i viktimave pritet të rritet nga ora në orë pasi shumë prej pasagjerëve të anijes figurojnë të zhdukur.Anija me klandestinë nga Eritrea dhe Somalia u përfshi nga flakët të mërkurën në mëngjes pasi emigrantët u përpoqën të dërgojnë sinjale për ndihmë duke i vënë zjarrin një batanijeje. Dëshmitarët thanë se si rezultat, zjarri përfshiu karburantin e anijes.Italian Coast Guard vessel brings survivors to Lampedusa harbourDisa orë më pas, pamjet televizive tregonin trupat e nxjerrë nga uji nga Roja Bregdetare dhe të vendosur në bordurën përgjatë bregut të Lampeduzës. Përpjekjet e shpëtimit vazhduan mbrëmë, ndërkohë që rreth 300 persona figurojnë të zhdukur ose mendohet se kanë gjetur vdekjen ndërsa 150 të tjerë ishin shpëtuar.Makeshift morgue in hangar of the Lampedusa airport Ndërkohë Italia është duke mbajtur një ditë zie kombëtare. Një ditë heshtje do të mbahet të premten në të gjithë shkollat italiane në kujtim të viktimave.Italian Interior Minister Angelino Alfano”Kjo nuk është një tragjedi italiane, por një tragjedi me përmasa europiane. Lampedusa duhet të konsiderohet si një kufi i Europës dhe jo si një kufi italian” deklaroi  ministri I brendshëm Italian Angelino Alfano.Ai theksoi gjithashtu se drejtuesi i trafikut ilegal, një 35-vjeçar nga Tunizia është arrestuar nga policia italiane.MapAksidenti, që është cilësuar si katastrofa më e rëndë detare në trafikun e emigrantëve drejt Italisë, u regjistrua vetëm disa ditë pasi 13 vetë u mbytën pranë Siçilisë kur anija që po i transportonte u fundos dhe ata u përpoqën të notonin drejt bregut.Lampedusa ndodhet në mes të Tunizisë dhe Sicilisë dhe është një nga hyrjet kryesore të emigrantëve në Bashkimin Evropian.