Egjipt, konfiskohet pasuria e Vëllazërisë
Qeveria egjiptiane do të konfiskojë të gjithë pronat dhe asetet e Vëllazërisë Muslimane, partisë politike më të madhe të vendit të nxjerrë jashtë ligjit më parë gjatë shtatorit.Konfiskimet do të shtrihen edhe përtej aseteve zyrtare të Vëllazërisë, duke goditur edhe grupimet e tjera që ajo financon, përfshi spitalet, shkollat dhe aktivitetet humanitare.Vendimi për të nxjerrë jashtë ligjit këtë parti islamike u mor pasi gjykata e konsideroi atë fajtore për të gjithë gjakderdhjen e ndodhur në vend pas rrëzimit nga ushtria të presidentit Mohammed Morsi.I zgjedhur me votë, Morsi u rrëzua në korrik si rezultat i disa javë protestave kundër islamizimit që ai po i bënte vendit.Megjithatë, në manifestimet që mbështetësit e Vëllazërisë realizuan në qytetet kryesore të vendit, disa qindra persona humbën jetën në përballjet e dhunshme me forcat policore.Hani Mahanna, zëdhënësi i Ministrisë së Solidaritetit Shoqëror, përgjegjëse për vendosjen e këtij sanksioni, deklaroi se kabineti ka formuar një komitetet hetimor për të zbuluar të gjithë asetet dhe financimet e Vëllazërisë.