Shtimi i peshës pas të 50-tave, vdekjeprurës

Ndërsa mosha e mesme dhe ajo e tretë afrojnë, rreziku i të qenit mbipeshë është i mirëdokumentuar dhe gjerësisht i njohur për të gjithë.Megjithatë, një studim i realizuar nga Universiteti i Ohajos në SHBA tregoi se personat që mbërrijnë mbipeshë në të 50-tat e tyre kanë një jetëgjatësi më të madhe se ata që shndërrohen në këtë moshë.Sipas këtij studimi, jetëgjatësia është më e gjatë krahasuar edhe me ata persona që edhe duke shtuar një peshë të dukshme, përsëri nuk plotësojnë parametrat për t’u konsideruar mbipeshë.Në 10 mijë persona të monitoruar ndërmjet viteve 1992-2009, universiteti lidhi 7,2% të vdekjeve totale që kishin ndodhur me shtimin në peshë pas të 50-tave.Në total, mes personave me peshë mbi 25 në vlerësimin e masës trupore, personat më jetëgjatësinë më të madhe ishin ata të konsideruar mbipeshë (25-30), pasuar nga obezët dhe dukshëm më poshtë, ata që nga mbipesha kaluan në obezë.E megjithatë, pa dyshim, nuk ka gjë më të rekomandueshme se dobësimi, kurdoherë që ai të jetë i mundur pas kësaj moshe.