Armët kimike në Siri, ekspertët po studiojnë të dhënat
Eksperët ndërkombëtare të armëve kimike janë duke studiuar të dhënat e dorëzuara nga Siria rreth arsenalit të saj të gazit helmues. Por një zëdhënës i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike tha se ishte duke pritur më shumë detaje nga Damasku përpara afatit zyrtar. Siria ka rënë dakord të sigurojë një listë të plotë të armëve të saj kimike pas marrëveshjes së arritur në Gjenevë mes SHBA dhe Rusisë.Michael Luhan, një zëdhënës i ONAK, e cila është përgjegjëse për shkatërrimin e armëve kimike tha se ajo që kishte dorëzuar Siria ishte thjesht një deklaratë fillestare. Ndërsa një tjetër diplomat i OKB-së ka konfirmuar për Reuters se detajet ishin dorëzuar , duke shtuar : "lista ishte mjaft e gjatë ... dhe po përkthehet.Sipas ekepertëve besohet se regjimi sirian disponon rreth 1.000 lëndë kimike. I gjithë arsenali i armëve kimike është menduar të shkatërrohet nga mesi i vitit të ardhshëm sipas kushteve të marrëveshjes. SHBA ,Britania e Madhe dhe Franca kanë akuzuar forcat e qeverisë siriane për kryerjen e një sulmi kimik në rrethinat e Damaskut më 21 gusht, duke vrarë qindra njerëz.Por Presidenti sirian Bashar al- Assad, ka fajësuar grupet rebele për sulmin e ndërsa dhe aleati kryesor i tij Rusia tha se kishte "baza serioze" për të besuar se sulmi kishte qenë një provokim nga ana e rebelëve.Ndërkohë diskutimet janë duke vazhduar në Kombet e Bashkuara mbi tekstin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit mbi programin e çarmatimit, me Rusinë që kundërshton ndëshkimin e Sirisë në rast se dështon plani ruso-amerikan.Shkatërrimi i të gjitha armëve kimike të Sirisë pritet të përfundojë nga mesi i vitit 2014. Shtëpia e Bardhë tha të premten se kërcënimi i veprimit ushtarak është në tryezë nëse Siria thyen marrëveshjen.Më shumë se 100,000 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i kryengritjes kundër presidentit sirian Bashar al Assad në vitin 2011. Miliona sirianë kanë ikur nga vendi, kryesisht në vendet fqinje dhe miliona të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.