OKB: Raporti për Sirinë është objektiv
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se raporti i ekspertëve të tyre për sulmin kimik në Siri është “tërësisht objektiv” dhe se gjetjet e tij janë “të padiskutueshme”.Zëdhënësi Martin Nesirky ka hedhur poshtë kritikat ruse për raportin, duke thënë se ato janë të padrejta dhe se “faktet flasin vetë”.Ai ka thënë se konstatimet e raportit për përdorimin e gazit sarin, në sulmin e 21 gushtit pranë Damaskut, nuk duhet të vihen në dyshim.Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se raporti nuk ka hequr dyshimet e Rusisë se rebelët qëndrojnë prapa sulmit.Por, ekspertët e OKB-së nuk kanë pasur mandat për të caktuar përgjegjësinë.Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, e ka cilësuar si “të politizuar dhe të njëanshëm” raportin e ekspertëve ndërkombëtarë.