Zgjedhjet në Gjermani, sondazhet: Garë e ngushtë mes rivalëve

Në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Gjermani, pritet një garë kokë më kokë. Këtë e tregojnë dy sondazhe të reja. Njëri prej tyre, i realizuar nga kanali publik ZDF, flet për një shumicë shumë të lehtë të koalicionit deri tani në qeveri mes konservatorëve CDU/CSU dhe liberalëve FDP.Sipas tij CDU/CSU dhe FDP pritet të marrin 45,5 për qind të votave. Socialdemokratët SPD, ekologjistët dhe të majtët parashikohen në nivelin 44,5 për qind.Ndërsa sipas një sondazhi të institutit Insa për gazetën "Bild", koalicioni konservatoro-liberal me 44 për qind të votave nuk do të arrijë të marrë shumicën.SPD, ekologjistët dhe të majtët mund të marrin së bashku 45 për qind. Ndryshe nga sondazhi i ZDF-së, sipas  sondazhit  të Insa-s, partia populiste e djathtë Alternativa për Gjermaninë, me orientim kritik ndaj Evropës do të kapërcejë kufirin prej 5 për qind për të hyrë në parlament.Kancelarja gjermane, vajza e një prifti protestant nga Gjermania Lindore synon të fitojë mandatin e tretw 4-vjeçar në zgjedhjet e se dielës, por me paraqitjen e re te koalicionit rezultatet nuk shihen qarte. Partia Kristian/Demokrate e Merkelit aktualisht qeveris koalicionin e ashtuquajtur verdhw e zi me partinw pro-biznesit, Demokratet e Lire, FDP.Çfardo qeverie që të krijohet në Gjermani, politika e tanishme e vendit për trajtimin e krizës evropiane të borxhit ka të ngjarë të ndryshojë, thonë ekspertët. Në Evropën Jugore, veçanërisht në Greqi, Gjermania vazhdon të fajësohet si vendi që detyroi Bashkimin Evropian të marrë masa shtrënguese ekonomike. Shumë grekë ia hedhin fajin zonjës Merkel.Bashkimi Evropian është frenuar nga marrja e vendimeve drastike deri pas përfundimit të zgjedhjeve në Gjermani.