Kerry: OKB të mos humbas kohë për Sirinë

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së të veproj që të sigurohet se Siria do të implementojë marrëveshjen e arritur mes Rusisë dhe SHBA-ve për shkatërrimin e armatimit kimik të Sirisë.Duke folur para gazetarëve në kryeqytetin amerikan, Kerry ka thënë se Këshilli i Sigurimit duhet ta miratojë rezolutën që e përfshinë edhe kërcënimin e përdorimit të forcës nëse Damasku nuk i përmbahet marrëveshjes."Pra, unë do t’i thoja Kombeve të Bashkuara se koha është e shkurtër. Të mos harxhojmë kohë duke debatuar atë që tashmë e dimë. Në vend të kësaj, ne duhet ta pranojmë se bota po kërkon të shoh nëse ne mund të evitojmë një sulm ushtarak dhe ta arrijmë përmes procesit paqësor më shumë se çfarë premtonte ndërhyrja ushtarake”, ka thënë Kerry.Kerry i ka bërë këto komente pasi presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se sulmi i 21 gushti në periferi të Damaskut me gaz helmues është bërë duke e përdorur teknologjinë primitive që nuk bën më pjesë në inventarin e ushtrisë siriane."Ne kemi të gjitha arsyet për të besuar se ky sulm ka qenë një provokim, një dinakëri, por i realizuar me teknikë primitive”, ka thënë Putin.Qeveria siriane gjithmonë e ka hedhur poshtë se është fajtore për sulmin me gaz helmues duke fajësuar forcat rebelët për këtë.