Putin ironizon me gjykimin e Berlusconit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2013, 09:18
Presidenti rus, Vladimir Putin i ka dhënë mbështetje jo të zakonshme mikut të tij të vjetër, ish kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.Putin ka thënë se Berlusconi nuk do të gjykohej për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një të mitur nëse ai do të ishte homoseksual.“Berlusconi po gjykohet sepse ai jeton me gra. Nëse ai do të ishte homoseksual, askush nuk do e çonte gishtin kundër tij”, ju ka thënë Putini gazetarëve dhe ekspertëve në Rusi.Ish shefi i qeverisë italiane akuzohet në vendin e tij se ka paguar një prostitutë për marrëdhënie seksuale teksa ajo ishte ende nën moshën 18 vjeç.