Putin: McCain, i pa informuar për Rusinë
Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se kritikat e senatorit amerikan, John McCain për mënyrën sesi udhëheq shtetin ai është prodhim i injorancës. Duke folur para gazetarëve të enjten, Putin ka thënë se McCain ka defiçit të informacioneve për Rusinë.Komentet e Putinit janë bërë pas publikimit të kritikave të ashpra të senatorit amerikan në kuadër të një editoriali në faqen ruse të internetit, Pravda.ru.McCain e ka akuzuar qeverinë ruse për burgosjen e kundërshtarëve, manipulimin e zgjedhjeve, kontrollimin e mediave dhe ndëshkimin e pakenaqësive.McCain ka thënë se populli rus ka nevojë për një lidership më të mirë se sa ky i tanishmi që udhëhiqet nga Putin.McCain ka thënë se Putini pretendon që të rikthejë madhështinë e Rusisë por sipas tij Putini është duke ju dhënë rusëve një ekonomi që është tërësisht e mbështetur në pak pasuri nëntokësore që do të ngriten e bien me këto mallra.Editoriali i McCainit është publikuar pas atij të Putinit në “The New York Times” në të cilin ai u mor me ndjenjen amerikane të të qenët i “veçantë”.