Rusi, vështirësohet dhënia e vizave për artistët ndëkombëtar

Këngëtarja amerikane Selena Gomez, ka anuluar disa koncerte në Evropën lindore pasi autoritetet ruse  kanë hedhur poshtë kërkesën e këngëtares për vizë.Këngëtarja e “Come and Get It” do të këndonte në Minsk të Bjellorusisë të premten, një ditë më pas në Kijev të Ukrainës dhe më pas do të udhëtonte për Rusi për koncertet e planifikuara në Moskë dhe Shën Petersburg.Sipas raportimeve të mediave amerikane, megjithatë të gjitha koncertet në të treja vendet janë anuluar.Organizatorët besojnë që Gomez e cila përkrah të drejtat e homoseksualëve, ka qenë viktimë e një ligji kontraverz në Rusi që ndalon “propagandën e marrëdhënieve jo tradicionale seksuale” te të miturit.Besohet se procesi i dhënies së vizave për muzikantët ndërkombëtar është bërë më i vështirë në Rusi që kur Madonna dhe Lady Gaga janë shprehur publikisht në mbrojtje të të drejtave të homoseksualve vitin e kaluar.