“Xhihadi seksual”, forma e re e luftës së radikalëve
Në Tunizi është hapur një front i ri lufte nga radikalët islamikë, i cilësuar si xhihadi seksual. Autori i kësaj doktrine është imami ultra-konservator tunizian, Al-Arifi.Në shumë faqe islamike qarkullon një dokument për "formën e re të luftës", dokument që duket se ka bindur disa prej vajzave konservatore islame ta pranojnë atë.Vetëm në Tunizi qindra prej tyre pranojnë se kanë mbetur shtatzënë pas udhëtimit në Siri ku kanë patur marrëdhënie seksuale me luftëtarët e Al Nusras, grup rebel radikal i lidhur me Al Qaedan që lufton regjimin e presidentit Bashar al Assad.Vajzat që pranojnë xhihadin seksual pranojnë të qëndrojnë të martuara për pak orë me bashkëshortin e tyre, të mjaftueshëm për kryerjen e aktit seksual dhe më pas ndahen.Por praktika është kundërshtuar fort nga Ministri i Brendshëm tunizian, Lotfi Bin Jeddo. Gjatë fjalës së tij para parlamentit vendas ai tha se kjo nuk mund të tolerohet."Ato femra që udhëtojnë drejt Sirisë kryejnë raporte me 20, 30 apo 100 meshkuj. Ky s'është xhihad, është prostitucion", tha ai. Ministri njoftoi marrjen e masave duke shtrënguar vizat drejt Sirisë, ndërsa disa deputetë kërkuan bllokimin e gjithë udhëtimeve drejt vendit të trazuar.