Spanjë, Juan Carlos nuk do të abdikojë
Mbreti i Spanjës, Juan Carlos nuk do të abdikojë, pavarësisht problemeve të tij shëndetësore.Monarku 75-vjeçar e ka pasur të pamundur së fundmi të shfaqet në publik dhe të kryejë funksionet e tij, por oborri saktësoi se abdikimi nuk është një mundësi që mbreti të ketë konsideruar ndonjëherë.“Kjo mundësi nuk është konsideruar kurrë”, deklaroi zëdhënësi Rafael Spotorno.Juan Carlos pritet t’i nënshtrohet në javët e ardhshme një operacioni, për shkak të dhimbjeve që ndien në ije, e dëmtuar një vit më parë gjatë një rrëzimi të pësuar gjatë gjuetisë.Monarku i është nënshtruar në shtatë vitet e fundit një serie operacionesh, përfshi ndërrimin artificial të ijes dhe një tjetër operacion në shtyllën kurriroze.Rezultatet e sondazheve në Spanjë tregojnë se Juan Carlos vazhdon të gëzojë mbështetje në shumicën e popullsisë dhe më pas se gjysma mendojnë se duhet të heqë dorë nga froni në favor të të birit 45-vjeçar, Princit Felipe.