Masakër në Nigeri, të paktën 87 të vrarë

Të paktën 87 persona mbetën të vrarë në një sulm të ndërmarrë nga militantët ekstremistë të “Boko Haram”-t në Nigerinë Veriore, lajmëruan mediat ndërkombëtare.Të maskuar me veshje ushtarake, militantët ngritën postoblloqe në afërsi të qytetit të Benisheikut dhe qëlluan disa dhjetëra civilë pasi i kishin detyruar të dilnin nga makinat.Njëkohësisht, ata i vunë flakën disa fshatrave të zonës.“Boko Haram” është një organizatë terroriste me lidhje të ngushta me Al-Kaedën, e cila synon të krijojë një shtet islamik në Nigeri.E formuar në vitin 2009, si rrjedhojë e luftës së kësaj organizate me autoritetet kanë gjetur me mijëra nigerianë.Si rrjedhojë e mungesës së stabilitetit në veriun e vendit, në shtetin e Bornos është shpallur gjendja e jashtëzakonshme që prej muajit maj.