SHBA, arrestohet prifti Terry Jones
Prifti kontrovers amerikan, Terry Jones, është arrestuar në Florida pasi kishte njoftuar planin e tij për të djegur 3 mijë kopje të Kuranit në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit.Jones, 61 vjeç, u ndalua nga policia teksa po udhëtonte me një furgon, ku po transportonte një skarë mishi të mbushur me kopje të librit të shenjtë mysliman të lagura me kerozenë.Ai kishte thënë se do të digjte 2.998 kopje të librit në një park në Gjirin e Tampas, në kujtim të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit.Një veprim i ngjashëm i bërë prej tij në vitin 2010 shkaktoi irritim në mbarë globin. Ndërsa një vit më vonë, kisha e tij në Geinsvill të Floridës dogji një Kuran, veprim që çoi në protesta të dhunshme të shoqëruara me viktima në Lindjen e Mesme dhe Afganistan.Terry Jones u arrestua bashkë me një bashkëpunëtorin e tij, priftin Marvin Sapp Jr, teksa po udhëtonin me automjetin e tyre ditën e mërkurë.Të dy personat janë akuzuar për transport ilegal lëndësh djegëse, ndërsa zoti Jones në veçanti për armëmbajtje në ambjent të hapur, deklaroi policia.Terry Jones më herët kishte njoftuar në faqen e tij të internetit planin për të djegur kopjet e Kuranit në një park.