Nicki Minaj në sfilatën e Herve Leger

Mbrëmja e së Shtunës ishte ajo e cila kthehu këngëtaren Nicki Minaj në qendrën e vëmendjes në evenimentin e zhvilluar në New York.Nicki së bashku me të tjerë persona të famshëm, mori pjesë në sfilatën e zhvilluar nga dizenjatori  Herve Leger. Ajo që e vuri 30-vjeçaren në qendrën e vëmendjes, ishte pikërisht looku i saj.Nicki u paraqit me një fustan të zi, të gjatë  deri në pjesën e poshtme të gjurit, tej mase komod për të, por i përshtatur dhe pas stilit të saj.Ky fustan ishte i punuar me argjend dhe në trupin e saj dukej shumë elegant. Ky fustan si të gjithë të tjerët që ishin pjesëmarrës të sfiladës ishte po ashtu një nga krijimet e Herve.Por nuk mbaroi këtu, duart e këngëtares u panë të mbuluara nga bizhuteri të arta të cilat ishin të kombinuara me shumë shije.Por ajo nuk ishte e vetmja, së bashku me  Nickin ndodheshin të njohur të tjerë tek të cilët mund të rendisim dhe Jamie Chung dhe Giuliana Rancic.