Nick Canon kërcen "twerking" në studio
Çmenduria e kërcimit ka pushtuar botën, dhe tani edhe Bethany Frenkel është përfshirë në të.
Mamaja 42-vjeçare ka pranuar se synimi i sezonit të ri të show-ut të saj Betheny, është të mësojë lëvizjet më të çmendura të kërcimit dhe më kontemporane, dhe për këtë ka marre edhe Nick Canon për ta ndihmuar.
Pasi ajo e quajti bashkëshortin e Mariah Carey një kërcimtar shumë të talentuar, ai pranoi se bën pak kërcim "twerking" që ka të bëjë me tundjen e shpejtë të ijeve, para se ti jepte prezantueses një mini leksion në këtë stil kërcimi.
Pas leksionit, Nick, i cili ishte veshur me një kostum të gjelbër, këmishe blu dhe kravatë gurkali, foli hapur në lidhje me marrëdhënien e tij me Marian, mamanë e dy binjakëve të tij 2-vjeçare, Morocan dhe Monroe, dhe pranoi se bashkëshortja e tij e famshme është mbizotëruese në lidhjen e tyre.
Madje kur spikerja i tha se shumë meshkuj thonë se gruaja e tyre e drejton lidhjen, por në fakt e drejtojnë vetë ata, Nick iu përgjigj, "Ky që e ka thënë këtë qenka burrë i zgjuar. Unë dhe Mariah kemi krijuar një balancë në lidhjen tonë, kur ajo acarohet unë zbutem dhe anasjelltas.
Ndërkohë Bethany , ishte aq e impresionuar me zotësinë që zbuloi se kishte në stilin e ri të kërcimit "twerking", sa e shfaqi talentin e sapo zbuluar me një performancë gjatë një shfaqje tek Late Night me Jimmy Fallon, këtë të Premte.
