Martohet motra e Kryeministrit Cameron
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2013, 12:15
Kryeministri i Britanisë së madhe David Cameron i është larguar për pak orë politikës duke shijuar pak edhe jetën e tij private.
Pasi u kthye nga Samiti i G20-ës në Shën Petersburg, kreu i qeverisë britanike dhe bashkëshortja e tij Samantha Cameron janë fotografuar teksa merrnin pjesë në një ceremoni martesore pranë qytetit të York.
Por kjo nuk ka qënë një dasëm e zakonshme: ajo që martohej ishte pikërisht motra e kryeministrit Alice Sheffield, e cila lidhi kurorë me Etienne Cadestin.
Ceremonia ishte shumë e thjeshtë dhe e bukur ku nuk mungoi as tradita britanike.