Publikohen foto të Nokia Lumia 1520
Përflitet se Nokia është duke punuar në telefonin e saj të ri me ekranin e dallueshëm 6 inç, i cili njihet si Nokia Lumia 1520.Thuhet se Nokia Lumia do të përmbajë specifikat më të mira të pajisjeve celulare në platformën e Microsoft, Windows Phone.Llogaria e njohur në Twitter @evleaks ka publikuar disa fotografi të fabletit të Nokias ku thuhet se këto pamje i përkasin Nokia Lumia-s dhe janë pregatitur për të iu shpërndarë mediave.
Telefoni i ri i Nokia-së pritet të sjell procesorin e fuqishëm quad-core Snapdragon 800, ndërfaqen me 1080p, kamerën me 20 mega=piksel dhe Windows Phone 8 GDR3.Nokia Lumia 1520 pritet të debutojë në treg para fundit të këtij muaji, në njërën prej ngjarjeve mediatike të cilën kompania e ka caktuar në muajin shtator.