Leonardo e Anna Billo, më në fund të martuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2013, 09:38
Janë martuar me "Quando nasce un amore" (Kur lind një dashuri) e Anna Oxa-s në Milano, Leonardo dhe Anna Billo, gazetare sportive, fytyra dhe zëri i Sky Sport.
Ish-lojtari i Milanit dhe trajneri i Interit dhe partnerja e tij kanë thënë "po" në një ceremoni në Pallatin Mbretëror para shumë pak njerëzve. Propozimi për martesë i ndodhi surprizë direkt në televizion.
Edhe në çastin më të rëndësishëm të jetës së tyre të dy nuk kanë hequr dorë nga pasioni i përbashkët; futbolli. Kanë pozuar për foto kujtimi përpara ekspozitës dedikuar Helenio Herrera dhe Nereo Rocco, trajnerë historikë të Interit dhe Milanit, pikërisht në Pallatin Mbretëror.