Siria, "lëkundet" Franca, rezistencë anti-luftë nga opozita

Opozita franceze është e vendosur që të bëjë një rezistencë të fortë ndaj planeve të presidenti Hollande për të mbështetur një sulm të mundshëm amerikan mbi Sirinë.Ndonëse e djathta në opozitë nuk ka formular një qëndrim të qartë kundër luftës, ashtu siç ndodhi në Britani, blloku i kryesuar nga Christian Jacob ka theksuar se do të pranojë ndërhyrjen vetëm nëse ajo bëhet me mandat nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara."Nëse Hollande do të bashkohet në një sulm të paligjshëm ndaj Sirisë, atëherë blloku ynë do të jetë i detyruar që të tërhiqet nga bashkëpunimi me qeverinë", deklaroi Jacob.Pozicioni i qartë i qendrës së djathtë u bë i qartë gjatë një debati në Asamblenë Kombëtare në Paris.Presidenti Francois Hollande ka thënë se vendi i tij është i gatshëm për sulm ushtarak kundër regjimit të Bashar al Assadit si përgjigje ndaj dyshimit të përdorimit të armëve kimike.Të hënën, qeveria e këtij vendi ju ka dorëzuar ligjvënësve atë që i ka quajtur dëshmi se regjimi i Assadit është përgjegjës për sulm kimik “masiv dhe të koordinuar” në zonat që po mbahen nga rebelët në periferi të Damaskut, më 21 gusht.Ndërkohë, pas "ofensivës" së suksesshme të parë të Obamës për të siguruar mbështetje në Kongres për luftën, me folën e Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner që u solidarizua me presidentin, duket se edhe në SHBA po formohet një rezistencë serioze anti-luftë.Deri më tani, vetëm 21 senatorë janë shprehur në mbështetje të luftës, 12 të tjerë, përfshi edhe figura kyçe si Rubio kanë shpallur votën e tyre kundër, ndërsa 67 mbeten të pavendosur.Në rezistencën kundër ndërhyrjes, në Shtetet e Bashkuara mund të luajë një rol të rëndësishëm edhe opinioni popullor, ku 60% e amerikanëve nuk e dëshirojnë këtë konflikt.