Cameron: SHBA të mos tërhiqet nga sulmi në Siri

Kryeministri britanik, David Cameron ka thënë të mërkurën se ai beson që qeveria siriane do të përdorë sërish armë kimike kundër popullit të saj nëse SHBA-të tërhiqen nga realizimi i sulmit ushtarak kundër regjimit të Bashar al Assad.Gjatë seancës së rregullt me pyetje e përgjigje në Parlamentin britanik, një deputet e ka pyetur Cameron nëse është më mirë që të kërkojë armëpushim në Siri se sa një sulm me bomba.Cameron është përgjigjur se presidenti amerikan, Barack Obama e ka bërë një paralajmërim të qartë për presidentin sirian, Bashar al Assad për armët kimike dhe ai ka të drejtë që t’i përmbahet atij paralajmërimi.David Cameron ka përsëritur që Britania nuk do të marrë pjesë në ndërhyrjen ushtarake kundër Sirisë pasi e humbi mundësinë për këtë kur parlamenti e kundërshtoi sulmin.Kryeministri britanik megjithatë ka thënë se bota ende ka nevojë që ta dënojë përdorimin e armëve kimike nga Assadi.