Pamela Anderson para sfidës më të madhe
Njëra nga biondet më të njohura në botë Pamela Anderson do të vrapojë në maratonën e New Yorkut e paratë e fituara do t'i dhurojë për qëllime bamirësie.Pra, Pamela Anderson 46 vjeçe, ka vendosur të marrë pjesë në maratonë dhe paratë e fituara do t'i dhurojë në fondacionin për viktimat e tërmetit në Haiti.Ish-artistja e serisë së popullarizuar "Rojat e plazhit" do të vrapojë bashkë me atletët me përvojë nga Haiti që do t'i ndihmojnë ta kalojë shtegun e gjatë 42.195 kilometra nga starti te caku."Kurrë nuk kam qenë para sfidave fizike sikur kjo, por jam e gatshme ta tregojë përkushtimin dhe qëndrueshmërinë time. Nuk dua që vetëm të paraqitem e të dërgoj puthje përmes kamerës por edhe të bëj ndonjë gjë. Shpresoj se do të mbledh 500.000 dollarë dhe kjo shumë, pa dyshim do të jetë një bekim për familje në Haiti", ka thënë Pamela.