Kërcënon Siria, Al-Moallem: Do tu përgjigjemi sulmeve perëndimore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2013, 09:18
Ministri i Jashtëm Sirisë Walid al-Moallem u zotua se vendi i tij do t’i përgjigjet çdo sulmi ushtarak perëndimor me siç tha ai një mbrojtje “befasuese”.Zoti al-Moallem dje tha se Siria po dëgjon me vëmendje fjalët për luftë. Ai tha se Perëndimi është duke përdorur akuzat për përdorimin e armëve kimike, si një justifikim për të sulmuar.Ai përsëri e mohoi se qeveria siriane ka përdorur armë të tilla, dhe i sfidoi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë që të publikojnë dëshmitë e tyre.Për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë dje, hetuesit e OKB-së anuluan vizitën e tyre në një lagje periferike të Damaskut, ku thuhet se janë përdorur armët kimike.