Korçë, maskat vjedhin shtëpinë e biznesmenit, policia shoqëron 5 të dyshuar

Banesa e një biznesmeni në Korçë ka rënë pre e grabitëse ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 10 të Korçës, ku maskat kanë hyrë në banesën e biznesmenit , B.Lengu.Grabitësit duke përfituar nga mungesa e të zotëve të shtëpisë, kanë mundur të thyejnë me levë derën e banesës, e cila ndodhet në katin e pestë të një pallati, dhe pasi kanë bërë një kontroll të imtësishëm, janë larguar me bizhuteri dhe 2 mln lekë te vjetra.Denoncimi është bërë nga vetë biznesmeni, ndërkohë që policia e Korçës lidhur me grabitjen anë shoqëruar 5 persona. Nga ana e bluve vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.