Egjipt, marshimi "e premtja e zemërimit", vetëm sot 50 viktima në protesta
Mijëra përkrahës të Vëllazërisë Myslimane vijojnë marshimin e "së premtës së zemërimit", ndersa e gjithë bota i ka kthyer sytë nga Egjipti.Pavaresisht se numri i viktimave shtohet, protestat nuk ndalen në Egjipt. Vetëm gjatë ditës së sotme janë shënuar 50 viktima në rradhët e protestuesve, ndërsa që prej së mërkurës kur u riaktivizua konflikti në vend, bilanci gjithnjë provizor flet për më shumë se 650 viktima, por sipas Vëllazërisë Myslimane numri i viktimave është mbi 4 000.Më herët gjatë ditës është njoftuar se katër përkrahës të presidentit të rrëzuar Muhammad Morsi dhe një polic janë varë sot në përleshjet e reja që kanë shpërthyer në qytete të Egjiptit në mes të protestuesve islamik dhe forcave të sigurisë.Nga ana tjetër ushtria egjiptiane ka thënë se do ta trajtojë me vendosmëri çfarëdo shkelje të ligjit duke rritur frikën për me shumë dhunë.Në frontin diplomatik, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ju ka kërkuar egjiptianëve që të shfaqin përmbajtje maksimale dhe të përvetësojnë ri-pajtimin kombëtar. Gjithashtu presioni ndaj udhëheqësve egjiptiane po vazhdon të shtohet , ndërsa liderët botërorë po reagojnë ndaj dhunës.Presidenti Hollande të enjtën ka paralajmëruar për rrezikun e një lufte civile në Egjipt. Dje ka reaguar edhe Presidenti amerikan, Barack Obama i cili ka vendosur që të anulojë ushtrimet e përbashkëta me Egjiptin të parashikuara për muajin e ardhshëm.Nderkaq ne rrjetet sociale nje video po bën xhiron e botës, pasi tregon faktin se Egjipti vërtet është në luftë. Video tregon se si një burrë që ndihmon një të plagosur, vritet pasi qëllohet me plumb nga policia.