Winfrey: Më diskriminuan në Zvicër, moderatorja amerikane viktimë e racizmit
Moderatorja e famshme amerikane, e cila është cilësuar edhe si një ndër njerëzit më të pasur në botë është ndeshur me një shitëse butiku raciste në një dyqan në Zvicër.





Pasi Oprah shkoi për të blerë në një butik të shtrenjtë zvicerian dhe në momentin që moderatorja kishte kërkuar të provonte diçka shitësja i ishte kthyer me fjalët:" Kjo është shumë e shtrenjtë për ty . Ti nuk mundesh ta provosh pasi nuk do ta blesh".Sigurisht që ajo nuk e dinte se kush ishte Oprah, e cila pasi ja bëri të ditur statusin që kishte, nuk pranoi faljen e ofruar nga shitësja dhe u largua nga dyqani.
Pak ore pas incidentit ajo nuk nguroi që këtë problem ta bënte public, jo vetëm në emisionin e saj "Oprah Winfrey`s Show", por edhe nëpër të gjitha mediat amerikane dhe zviceriane.
Aktualisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në një përballje diplomatike me Bernën, për shkak të planeve të Zvicrës për të kufizuar të drejtat e azilkërkuesve në vend, teksa presin një vendim përfundimtar për aplikimin e tyre.