Varg sulmesh me bombë në Irak, të paktën 20 viktima

Të paktën 20 persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa 40 të tjerë janë plagosur nga një varg sulmesh me makina-bomba sot në Bagdad të Irakut.Sipas zyrtarëve irakianë, shënjestër e këtyre sulmeve ishin tregjet dhe rrugët me dyqane në pjesë të ndryshme të Bagdadit.Sulmet me bomba u bënë në periudhën e vazhdimit të dhunës në Irak, për shkak të përshkallëzimit të tensioneve politike dhe sektare.Të dhënat e qeverisë së Irakut, të publikuara së fundit, tregojnë se në muajin Korrik, nga dhuna janë vrarë së paku 1000 vetë, që është numri më i madh i të vrarëve për një muaj, prej Prillit të vitit 2008.