Ndarja e dosjes “Veliaj”/ SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët: 7 vite burg për Abulen dhe Goxhajn, gjoba e dënime për të pandehurit e tjerë

Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot në GJKKO (3 qershor) pretencën për një fraksion të ndarë të dosjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të pandehurit që kanë kërkuar proces me gjykim të shkurtuar dhe janë mëvetësuar, të akuzuar si bashkëpunëtorë të zyrtarit socialist.

Në konkluzionet përfundimtare prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani kërkojnë:

Fatmir Bektashi - 1 vit burg/ 8 muaj burg, pezullim pune interes publik. Kompania e tij “Kontakt shpk” me 583 mijë leke gjobë.

Ina Goxhaj - 7 vite burg, që konvertohet në 4 vjet e 8 muaj me gjykim të shkurtuar, me përfundim pezullim dhe shërbim prove 5 vjet.

Për biznesmenin Elman Abule u kërkuan 7 vjet, 4 vjet e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.

Për Frosina Bollo 1 vit burg i konvertuar në 8 muaj.

OJF-ja “Frobolus” me gjobë 500 mijë lekë, konvertuar në 333 mijë lekë.

Adela Kondakçi me 7 vjet burg, kthyer në 4 vjet 8 muaj, përjashtim nga dënimi të të pandehurës.

Klotilda Bushka me 600 mijë lekë gjobë, konvertuar në 400 mijë lekë.

Flutura Xhani me 60 mijë lekë gjobë, konvertuar në 40 mijë lekë.

Fatjon Baçi 5 vjet burg, konvertuar me gjykim të shkurtuar në 3 vjet 4 muaj, më tej pezullim dhe kalimi në shërbim prove.

Kompanitë

Rametal shpk 18 mln lekë, ulet 1/3

Kontakt shpk gjobë 800 mijë lekë, ulet 1/3

OJF Frobolus gjobë 500 mijë lekë, ulet 1/3

Elman Abule gjatë seancës kërkoi shtyrje të seancës pasi iu rrëzua kërkesa për shpalljen e moskompetencës për rastin e tij:

Ndarja e dosjes “Veliaj”/ SPAK jep pretencën për

“Unë në jetën time s’kam marrë kurrë një tender në shtetin shqiptar, s’e di si mund të gjykohem nga kjo gjykatë kur kam patur vetëm marrëdhënie normale biznesi, ku hyj unë këtu”, tha Abule.

Adela Kondakçiu përjashtohet nga dënimi për shkak të statusit si bashkëpunëtore e drejtësisë.