FOTO/ Aksident në aksin Levan-Tepelenë! Mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2026, 13:33
Një aksident ka ndodhur rreth orës 11:40 të paradites së sotme në vendin e quajtur Varibop.
Një makinë tip "Volkswagen", e drejtuar nga K.M., ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.
Si pasojë e përmbysjes, drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit. Fatmirësisht, mjekët bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
